16 Prill 2024

7000 kosovarë kanë kërkuar azil në Hungari

Budapest, 28 nëntor - Vetëm brenda këtij viti, shtatëmijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Hungari.

Shumica prej tyre kufirin e kaluan në mënyrë ilegale, ndërsa shteti hungarez këtë vit nuk ia ka njohur statusin e refugjatit asnjë qytetari të Kosovës, raporton Radio Dukagjini.

Hungaria nuk jep azil për kosovarët. Kjo u bë e ditur edhe nga Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, pas raportimeve të fundit për një valë të re të kosovarëve të cilët përmes këtij shteti po ikin nga Kosova, për të kërkuar jetë më të mirë ne Evropë.

Bajram Rexhepi, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, tha për Radio Dukagjinin se organet e sigurisë janë të përkushtuara në parandalimin dhe kapjen e personave të cilët merren me kontrabandimin e njerëzve.

Ndryshe Ambasada hungareze ka pohuar se të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Hungari, merren në mbajtje nga policia, e pas disa verifikimeve që u bëhen kthejnë në Kosovë.

Por, po ashtu sipas Ambasadës, në rast të kërkesës për azil ata mund të mbahen në paraburgim në periudhë prej 3-60 ditë, për ta verifikuar nëse i takon apo jo azili.

Rexhepi, tha se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë jetë më të mirë por, sipas tij, asnjë shtet evropian nuk jep azil për Kosovarë.

Vetëm javën e fundit, deri në katër autobus në ditë me qytetarë, kryesisht nga rajoni i Ferizajt, po nisen për në Serbi, që pastaj përmes Hungarisë të hyjnë në shtetet tjera, siç është Franca, e cila Kosovën e ka larguar nga vendet e sigurta.

Së fundmi Policia e Kosovës ka marrë disa aksione për të parandaluar këtë dukuri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)