25 Prill 2024

Gjermania nuk lejon strehim për azilkërkues nga Ballkani

Berlin, 27 nëntor - Autoritetet gjermane kanë vendosur që të mos ketë strehim për azilkërkues nga Maqedonia, por edhe vendet e tjera të Ballkanit.

Ky vendim është miratuar në disa lande gjermane, ku institucionet për azilkërkues dhe strehim duhet që të mos sigurojnë strehim për azilkërkues që vijnë nga Maqedonia, Serbia, Bosnjë – Hercegovina dhe Shqipëria.

Por, megjithatë një vendimi përkohshëm i lejon ata që të rrijnë përkohësisht në qendrat e mëdha për pranimin e refugjatëve, të cilat janë në kushte jo të mira.

Arsyetimi i autoriteteve gjermane është se azilkërkuesit nga Ballkani po zënë hapësirat e nevojshme për azilkërkuesit nga vendet afrikane dhe aziatike  si Siria, Afganistani dhe vende  të tjera të krizës.

Këshilli i Rajnland Pfalc ka vendosur urdhërin që të mos ketë asnjë azilkërkues ballkani në territorin e tyre. 

Sipas statistikave të autoriteteve gjermane, nga Maqedonia në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 950 veta, edhe kjo ka të bëjë me shifrat për muajin tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)