18 Prill 2024

OKB: 12.2 milion sirian kanë nevojë për ndihma humanitare

New York, 26 nëntor - Shefja humanitare e Kombeve të Bashkuara OKB, Valerie Mos, ka thënë se rreth 12.2 milion sirian kanë nevojë për ndihma humanitare, për shkak rritjes së dhunës dhe përkeqësimit të kushteve në vend.

Amos, ka thënë se nga muaji korrik numri i njerëzve në nevojë është rritur përrreth 2 milion.

Duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 25 nëntor, Amos ka thënë se dërgimi i ndihmave nga Turqia dhe Jordania në zonat e mbajtura nga rebelët në Siri, pa miratimin e qeverisë, kanë bërë ‘disa ndryshime’.

Andaj Amos, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të zgjasë autorizimin e OKB-së, për të lejuar vazhdimin e dërgesave të ndihmave, pasi që mandati i tyre skadon në janar.

Amos, ka thënë se tre e katërta e popullsisë në Siri, jeton në varfëri.

7.6 million njerëz janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa 3.2 milion të tjerë jashtë vendit. Sipas Amos këto shifra shënojnë shpërnguljen më të madhe, shkaktuar ndonjëherë në ndonjë konflikt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)