28 Mars 2024

Ish-kryeministri portugez akuzohet për korrupsion

Lisbonë, 26 nëntor - Në Portugali, një gjykatës ka ngritur aktpadi për korrupsion ndaj ish kryeministrit Jose Socrates dhe ka dhënë urdhër që ai të qëndrojë në gjendje arresti, në pritje për një vendim përfundimtar, në se ndaj tij do të fillojë procesi gjyqësor.

Gjykatësi Carlos Alexandre tha se kishte fakte të mjaftueshme për ndalimin e zotit Socrates, sipas të cilave ai dyshohet për mashtrime me taksat dhe për larje parash.

Prokurorët janë duke kryer hetime të mëtejshme, para se të paraqesin akuzat zyrtare.

Një gjykatës pastaj do të marrë vendimin në se zoti Socrates do t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor.

Policia e arrestoi ish-kryeministrin 57-vjeçar në aeroportin e  Lisbonës, ndërsa ai kthehej nga Parisi. Zoti Socrates jeton në Francë që nga viti 2011, kur dha dorëheqjen.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)