19 Prill 2024

Gallucci: Serbia do ta pranojë Kosovën para anëtarësimit në BE

Beograd, 25 nëntor - Ish përfaqësuesi Kombeve të Bashkuara në veri të Mitrovicës, Gerard Gallucci, ka thënë se Serbia do të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, para anëtarësimit në Bashkim Europian (BE).

Në një prononcim për gazetën serbe “Novosti”, Gallucci ka thënë se Serbia do të jetë e detyruar që këtë ta bëjë, ndoshta edhe shumë më herët sesa faza përfundimtare e anëtarsimit në BE, transmeton lajmi.net.

Ai i ka propozuar serbëve të veriut të Kosovës që të shfrytëzojnë elementet neutrale ndaj statusit të planit “Ahtisaari Plus” që së bashku me serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër të ruajnë bashkësinë trashëgimin e tyre historike.

Galucci gjithashtu e ka konsideruar si të rëndësishëm hapin e partive politike serbe në Kosovë, për të marr pjesë në zgjedhje dhe, si rrjedhojë të jenë prezentë në Kuvend.

“Pjesëmarrja e serbëve në Kuvendin e Kosovës, do t’i mundësojë atyre që të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e territorit”, citohet të ketë thënë Gallucci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)