19 Prill 2024

Gjermania: Bisedimet BE-Serbi të fillojnë për Kosovën

Beograd, 24 nëntor - Shefja e ekipit të Beogradit në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, Tanja Mishçeviq ka theksuar se vendi i i saj është i gatshëm për hapjen e bisedimeve për kapitullin 32 që parasheh kontrollin financiar e për të cilin ka përkrahjen e të gjitha vendeve të BE-së pos Gjermanisë.

Gjermania, ka thënë ajo për Veçernej Novosti, kërkon që kapitulli i parë i bisedimeve BE-Serbi, të jetë kapitulli 35, kapitulli që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në pyetjen nëse kusht për hapjen e këtij kapitulli është dhënia e pajtimit për karrige të Kosovës në OKB dhe nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore Beograd- Prishtinë, Mishçeviq është përgjigjur se kusht për hapjen e kapitullit është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, se nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe se kjo gjë është e pamundur t’i kërkohet Serbisë.

\"Detyrimi nga i gjithë procesi, sipas kornizës negociuese, është marrëveshja për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve e jo marrëveshja paqësore”, ka thënë ajo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)