24 Prill 2024

SHBA i dorëzon Ukrainës armatime ushtarake

Washington, 22 nëntor - Pentagoni njoftoi për dorëzimin e disa pajisjeve ushtarake si radarë për zbulimin e sulmeve me topa dhe raketa, qeverisë së Ukrainës.

DAM ditën e premte deklaroi se ushtria amerikane i ka dhënë Ukrainës tre sisteme radarësh për zbulimin e sulmeve me topa dhe mortaja.

Dorëzimi i këtyre pajisjeve është bërë me kërkesë të qeverisë së Kievit për tu përballur me separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës.

Sistemet e radarëve janë dërguar në Ukrainë me anë të avionit transportues C-17. Dorëzimi i tyre u bë pas akordit të arritur me Joe Biden zv/president i Amerikës i cili kishte marrë pjesë në përvjetorin e parë të protestave në Ukrainë.

Steven Warren, zëdhënësi i DAM ka thënë: Brenda disa javëve të ardhshme Ukrainës do t’i dorëzohen 20 sisteme të tjera radarësh kundër mortajave dhe predhave dhe ushtarakët Ukrainës do të marrin trajnimet e duhura për këto sisteme brenda muajit dhjetor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)