25 Prill 2024

Ahmeti i kërkon Thaçit e Mustafës, mbledhje të përbashkëta

Shkup, 21 nëntor - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur midis dy partive më të mëdha në Kosovës për të qeverisur vendin.

Ai ka thënë se përgjegjësia shtetformuese e demonstruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nëpërmjet të dialogut konstruktiv dhe gatishmërisë për kompromis politik është premtuese në drejtim të stabilitetit të qëndrueshëm të vendit, si dhe ballafaqimit të suksesshëm me sfidat që e presin Kosovën.

“Shpresojmë që Qeveria e re në Kosovë të formohet sa më shpejt në mënyrë që të vijojmë me përpjekjet tona të përbashkëta për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë nëpërmjet të mbajtjes sa më të shpejtë të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftime, menaxhimit të integruar të kufirit, ndërtimit të lidhjes rrugore midis Shkupit dhe Prishtinës si dhe bashkëpunimit të përafërt në të gjitha fushat tjera.\"

\"Njëkohësisht uroj edhe partitë tjera parlamentare në Kosovë për përballimin e suksesshëm të sfidës demokratike në muajt e kaluar duke demonstruar në këtë mënyrë konstruktivitet, por edhe triumfin e demokracisë dhe dialogut në Kosovë si dhe gatishmërinë e vendit që të rrugëton fuqishëm drejt integrimit EuroAtlantik”, ka thënë Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)