26 Prill 2024

Der Standard: Kosova varet nga direktivat e SHBA-ve

Vjenë, 21 nëntor - Kosova më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve duket se do të bëhet me qeveri të re, ndërsa kjo është e mundur vetëm me përkrahjen dhe direktivat e Shteteve të Bashkuara, vlerëson e përditshmja vjeneze, \"Der Standard\".

Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, dy javë më parë, me anë të një mesazhi të qartë ju ka drejtuar politikanëve kosovarë edhe atë në gjuhën shqipe, ku publikisht u kishte thënë ‘mos e dh...punën’.

\"Standard\" shkruan se kjo është një formë e presionit që të arrihet një marrëveshje për koalicion, ndërsa kështu ka ndjek traditën e paraardhësit të tij, Christopher Dell, i cili ka marrë pjesë në të gjitha çështjet e mëdha politike të Kosovës, transmeton Telegrafi.

\"Shteti më i ri në Evropë, praktikisht ende varet nga direktivat e Uashingtonit\", shkruan gazeta austriake, transmeton b92.

Në Kosovë, BE-ja ka rol dytësorë, edhe pse kjo organizatë ka investuar shumë para në këtë shtet, thekson \"Der Standard\", duke theksuar se imazhi i Bashkimit Evropian kohët e fundit është dëmtuar për shkak të akuzave për korrupsion në EULEX.

Dobësia e BE-së buron nga përçarja rreth shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, shton gazeta vjeneze, duke shtuar se deri më tani pesë shtetet anëtare të BE-së, nuk e kanë njohur Kosovën, gjersa nga Serbia në mënyrë indirekte është kërkuar që ta njoh Kosovën.

\"Kjo kufizon fuqinë e BE-së për të nxitur transformimet, e cila është tejet e rëndësishme, duke pasur parasysh se partitë zakonisht ndjekin interesat e tyre\", nënvizon \"Der Standard\".  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)