20 Prill 2024

Daçiç: Frikësohemi nga deklarata e Ramës në Preshevë

Beograd, 30 tetor - Agjenda e kryeministrit Rama në Beograd, ende nuk është konfirmuar nga pala serbe. Kreu i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç, shprehet i shqetësuar për vizitën në Preshevë, por mbi të gjitha për mesazhet që do të përçojë Rama.

\"Pyetja nuk është nëse dikush duhet të shkojë apo jo, por mesazhet që do të dërgojë. Ne presim që mesazhet që do të dërgohen të jenë në përputhje me parimet themelore dhe objektivat e vizitës, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve tona të mira\", tha Daçiç.

Në një intervistë të dhënë për medien serbe “RTS”, Daçiç tha se “programi i vizitës së kryeministrit shqiptar ende nuk është përfunduar plotësisht dhe nuk është vendosur se çfarë do të përfshijë, por është e sigurt se Edi Rama në Serbi do arrijë më 10 nëntor”.

Në vizitën e parashikuar më 10 nëntor, së bashku me kryeministrin Rama pritet të udhëtojnë edhe ministri i Jashtëm dhe ai i Ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)