20 Prill 2024

Italianët janë populli me injorant në Europë

Londër, 30 tetor - Italianët janë të bindur se rrethohen nga myslimanë, janë të pushtuar nga emigrantët, janë të gjithë të papunë dhe u duket sikur do të vdesin shpejt.

Sipas një studimi në Britani, italianët janë populli më injorant në Europë, pasi injorojnë dimensionet reale të disa fenomeneve që i rrethojnë dhe janë të bindur se gjithçka do të shkojë dramatikisht keq.

Sipas këtij studimi, në fakt të gjithë europianëve u duket sikur emigrantët dhe myslimanët u kanë zaptuar vendin dhe numri i të papunëve është shumë më i lartë se statistikat. Por italianët e ekzagjerojnë vërtet.

Ata mendojnë se 30% e popullsisë në Itali përbëhet nga emigrantët, kur në fakt vetëm 7% janë të tillë.

Atyre u duket sikur gjysma e popullsisë është e papunë dhe gjysma tjetër janë të moshuar mbi 65 vjeç.

Sipas studimit britanik, pas italianëve, në terrin e paditurisë botërore renditen amerikanët të cilët ndiqen nga koreano-jugorët.

Më pas renditen polakët, hungarezët, francezët, kanadezët, belgët, australianët, britanikët, spanjollët, japonezët dhe gjermanët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)