23 Prill 2024

Nesër ndryshon ora, nis llogaritja dimërore e kohës

Prishtinë, 25 tetor - Nga dita e nesërme do të ndërrohet ora ku edhe nis llogaritja dimërore e kohës.

Ndryshimi i orës në të dielën e fundit të tetorit, përkon këtë vit me datën 26. Kur ora të shënojë  03:00, akrepat do të shkojnë në orën 02:00. Zyrtarisht nga nesër, akrepat kalojnë një orë pas.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin maksimal të energjisë diellore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të ndryshojnë orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj evropian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma evropiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)