28 Mars 2024

Ashton e Thaçi thonë së dialogu të vazhdojë

Bruksel, 23 tetor - Kryeministri Hashim Thaçi ndodhej këtë të enjte në Bruksel, ku u takua me baroneshën Catherine Ashton, për të diskutuar situatën politike por edhe për të përshëndetur rolin e saj në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit.

\"Jam absolutisht e kënaqur Kryeministër Thaçi që ju ia dolët në këtë udhëtim drejt Brukselit, në të cilin, unë dhe ju menduam për të shkuarën dhe folëm mbi të ardhmen. Dua t\'ju falenderoj për burrështetësinë e pabesueshme që ju treguat në marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe patëm shansin të rikujtojmë, sikundër veprova dhe ditës tjetër me zëvendëskryeministrin Daçiç”, u shpreh Ashton.

Më zyrtare u shfaq Përfaqësuesja e Lartë e BEsë në largim, Ashton, gjatë takimit të lamtumirës me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Thaçi.

Mbledhja mes tyre përfundoi përpara kohës së parashikuar prej 30 minutash, ndryshe nga takimi me palën serbe, dhe në deklaratën përfundimtare baronesha nuk la pa përmendur krizën institucionale në vend për formimin e një qeverie pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

\"E dimë se kjo është një periudhë sfiduese për Kosovën, meqënëse po punohet për formimin e qeverisë. Ne po e shohim me interes dhe dëshirojmë më të mirën për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, ne shpresojmë se dialogu do të vazhdojë dhe do të rinisë sa më shpejt. Shumë është arritur, por unë së pari them se mbetet ende shumë për t\'u bërë. Për mua ishte absolutisht një privilegj të luaja një rol të vogël në këtë process”, theksoi Ashton.

\"Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, jo vetëm pse ka rënë borë atje, por edhe sepse Kosova është bërë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Nuk ka qënë e lehtë për të na takuar me kryeministrin Daçiq dhe për të iniciuar këtë dialog pas 100vjeçarit të problemeve e konflikteve në mes të Kosovës e Serbisë. Baronesha Ashton bëri atë që të tjerët nuk arritën ta bënin, që të na ulë për të arritur marrveshjen historike të paqes mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Thaci.

Përmes një fotoje në Twitter pas dorëzimit të dhuratës, Kryeministri në detyrë Thaçi shprehu menjëherë gëzimin e tij për këtë takim të fundit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së. Megjithëse mandati i saj përfundon më 31 tetor, Ashton pritet të vijojë deri në 24 Nëntor me negociatat për arritjen e marrëveshjes nukleare me Iranin, duke përfaqësuar interesat e SHBAve, Rusisë, Kinës, Britaninë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)