25 Prill 2024

Daçiçit i pëlqen qëndrimi i Ashtonit për Kosovën

Bruksel, 22 tetor - Catherine Ashton dhe Ivica Daçiç janë takuar dje për herë të fundit përpara gazetarëve, me qëllim që ti japin lamtumirën njeri-tjetrit.

Daçiç iu tha gazetarëve se Ashton në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e paanshme dhe gjithashtu edhe me përcaktimin e statusit të Kosovës, përcjell Koha Ditore.

“Status neutral në fakt mund të kuptohet edhe si status negativ, sepse nëse jeni neutral, atëherë pajtoheni se statusi i Kosovës nuk është përfundimtar dhe si pasojë ajo nuk mund të trajtohet si shtet nga BE-ja. Vetëm pasi i janë dhënë garanci të tilla Beogradit, Serbia pati pranuar të hynte në dialog”, ka thënë një diplomat i BE-së, i cili ka qenë i angazhuar edhe në përgatitjen e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)