19 Mars 2024

Halimi: Shqiptarët në Serbi të diskriminuar nga shteti serb

Preshevë, 21 tetor - Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, në seancë plenare ka pyetur zyrtarët qeveritarë se çfarë kanë bërë ata lidhur me shkatërrimin e pronave të shqiptarëve në Luginë dhe në Novi Sad e gjithandej në Serbi.

“Pas ndeshjes futbollistike midis Serbisë e Shqipërisë, sikundër edhe në vitin 2008, kanë ndodhur sulme të rënda mbi shqiptarët dhe pronat e tyre.\"

\"Shtroj pyetjen se çfarë është ndërmarrë për të penguar këto dhe kërkoj nga qeveria të sigurojë raport mbi masat e ndërmarra rreth kompensimit të dëmeve si dhe në aspektin e ndëshkimit të autorëve përgjegjës”, tha Halimi.

Riza Halimi ka shtuar se pozita e shqiptarëve në Serbi sot është më e keqe se përpara dhe ka rikujtuar se në Preshevë është hequr Gjykata Themelore dhe se Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve i është ulur financimi me 30 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)