19 Mars 2024

Vuçiq: Janë arrestuar sulmusit e dyqaneve të shqiptarëve

Beograd, 21 tetor - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se në sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve dhe goranëve nuk ka dorë ndonjë organizatë serioze dhe se sulmuesit janë të miturit dhe të rinjtë.

“Disa ishin në gjendje me alkool, disa jo”, tha Vuçiq në një konferencë për gazetarë në Beograd, dhe ka shtuar se “vetëm për një furrë nuk janë zbuluar sulmuesit”. Ai ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të zgjidhet edhe ky rast.

 Vuçiqi ka theksuar se pronarët e furrave janë qytetarë të ndershëm dhe përgjegjës të Serbisë, që paguajnë tatime.

Mëtutje, Vuçiq tha se sulmet kundër dyqaneve të shqiptarëve dhe goranëve shkaktojnë urrejtje ndaj serbëve në Kosovë, ku janë pakicë, dhe për këtë arsye ishte i domosdoshëm një aksion i shpejtë dhe i ashpër i shtetit, i cili i ka gjetur dhe arrestuar sulmuesit.

“Të gjithë janë në paraburgim dhe të gjithë do të përgjigjen”, tha Vuçiqi dhe theksoi se “kjo është përgjigja më e mirë e shteti ndaj atyre që dëshirojnë ta përhapin urrejtjen dhe dhunën”.(REL)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)