19 Mars 2024

Kovaç: Serbët, të paaftë për paqe me fqinjët

Tiranë, 21 tetor - Shkrimtari Mirko Kovaç është shprehur se serbët nuk kanë haber për politikë, nuk kanë haber për kompromise, sepse nuk kanë diplomaci.

\"Ata nuk e dinë çfarë është dialogu, theren për territore dhe janë të paaftë në paqe me fqinjët\". Kovaç akuzon serbët për vuajtjet që u kanë shkaktuar në kohëra të ndryshme popujve fqinjë.

Ai akuzon jo vetëm Millosheviçin por të gjithë ata që e sollën në pushtet intelektualë, gazetarë, madje edhe klasa qytetare janë përgjegjës në krime.

“Vuajtja që ndodh diku tjetër ose në afërsinë tënde, duhet të jetë gjithashtu vuajta jote. Ndonëse krimi nuk vjetërohet, është humbur rasti që Dobrica Qosiqi të gjykohet si një kriminel lufte. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, modeli i të menduarit do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada” shprehet Kovaç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)