24 Prill 2024

Daçiqi: Shtyrja e vizitës së Ramës, pozitive

Beograd, 20 tetor - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se vendimi për të shtyrë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd është pozitive.

Daçiq ka theksuar se Serbia ka vullnetin politik për të kapërcyer problemet.

“Unë besoj se është pozitive që vizita nuk është anuluar dhe në vend të kësaj është shtyrë për dy javë, duke pasur parasysh situatën. Kjo është pozitive në mënyrë që përpjekjet e përbashkëta të mund të investohen në përgatitjen e një klime pozitive për takime të tilla”, ka thënë Daçiq pas takimit me nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së Herve Ladsous, për operacionet paqeruajtëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)