19 Prill 2024

Kush është babai i Aleksandër Vuçiç

Beograd, 20 tetor - Kush është babai biologjik i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç? Nëse iu besohet mediave në Kroaci dhe pastaj atyre në Kosovë, shefi i qeverisë së Serbisë, është me baba shqiptar, sepse sipas analizave të tyre, nisur nga pamja e jashtme, Vuçiç ngjason më shumë me një ish-gazetar të njohur shqiptar nga Kosova, sesa me të atin e tij serb, me të cilin, siç duket edhe në foto, nuk ngjan fare.

Për më tepër, është i etiketuari prej mediave në Kroaci dhe Kosovë, që pasi refuzon me indinjatë si spekulime lidhjet e pretenduara, thotë se e ka njohur nënë e Vuçiç, kur punonte si gazetare. Media kroate dhe ajo kosovare, rej disa ditësh, pretendojnë se hapur një debat mbi pjesët e errëta të historisë familjare të kryeministrit serb Vuçiç.

Pas lajmit të mediave kroate se një shqiptar i Kosovës (Fahri Musliu) është baba biologjik i Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, disa media kanë publikuar foton e babait të tij. Në bazë të fotografisë, Kryeministri serb nuk ngjan me Andjelko Vuçiçin, babain e tij ligjor. Kurse, gazetari Fahri Musliu e ka mohuar se është baba i Vuçiçit, edhe pse ka thënë se nënën e tij e ka njohur.

Musliu i ka quajtur shpifje shkrimet e mediave kroate dhe më pas atyre kosovare. Gjithçka nisi nga një shkrim i Slobodan Rakoceviçit të botuar në dnevno.hr.

Aty shkruhet se në librin “Mundimet e Hagës”, radikali serb-autori i librit-Ljubisa Petkoviç, ka shkruar se asnjë nga familja e Aleksandar Vuçiçit nuk ka pësuar gjë në kampin nazist të Jasenovcit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Unë kam dokumentin e datës 19 shtator 1941, që tregon se Vuçiçët janë deklaruar si familje katolike. Familjet Kadijeviç, Lukiç, Praljak dhe Vuçiç janë bërë katolikë nga ortodoksë, në shtator 1941. Kryefamiljar i familjes ishte Adelko Vuçiç, gjyshi i tanishëm kryeministrit serb- Aleksandar Vuçiç”. Autori ka kundërshtuar pohimet e Vuçiçit se 20 anëtarë të familjes së tij janë vrarë në Jasenovc.

Madje, ai thotë se i vetmi i vdekur gjatë asaj periudhe në familjen Vuçiç ishte i gjyshi, por nga plagët e një rrahje në një kafe të Banja Llukës, pasi merrej me kontrabandë. Mediat kroate dhe ato kosovare spekulojnë mbi atësinë duke u nisur nga fakti që shqiptari Fahri Musliu ka punuar në RTS me nënën e Vuçiçit. Dhe kolegët e tyre dëshmojnë se ata kanë qenë miq të ngushtë. Vetë Vuçiçi më parë, ka thënë se shpifjet ndaj meje arrijnë deri aty sa thonë “që babai im është Fahri Musliu ose Fadil Muriqi, apo nuk e di se si quhet”.

Benzinë zjarrit i ka hedhur edhe këngë tari dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Naser Berisha. Ai thotë se prej kohësh e kishte një sekret, një informatë që kishte të bënte me babanë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Tani dua t’ju tregoj se sekretin mundem ta mbaj deri në pafundësi, por në çastin kur bëhet publike si lajm, më edhe nuk është kurrfarë sekreti. Dua t’ju them se nga kur e di unë këtë ‘sekret’. Shumë persona sot publikuan se e dine këtë ‘sekret’ që 1-2-3 muaj. Po ju tregoj se unë këtë informatë e kam që nga mesi i vitit 2013 nga një mik shumë i mirë dhe serioz. Miku im në fjalë, së pari nuk besoj se do të më hidhërohet, dhe së dyti le ta dijë se tani e tutje ka edhe më shumë respekt nga unë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook, ku paralajmëron që të shihet data e bashkëbisedimit të postuar djathtas. Përballë shumë shkrimeve që kanë në qendër emrin e tij Fahri Musliu ka deklaruar sërish se e ka njohur nënën e Vuçiçit, por nuk ishte babai i tij.

Në faqen e tij në “Facebook”, Musliu thotë se ai njeh nënën e Vuçiçit, pasi kanë qenë kolegë, gazetarë, por mohon të ketë patur lidhje me të. Ndërkohë në Kosovë, në disa portale sugjerohet, jo pa ironi, se për shkak të ngjashmërisë që kanë, Musliu e Vuçiç duhet të bëjnë testin e ADN-së.

Në profilin e ish-gazetarit Fahri Musliu në Facebook, me dhjetra shqiptarë i janë drejtuar me pyetje, nëse ishte e vërtetë që ai është babai i kryeministrit të Serbisë. Musliu mohon dhe u sugjeron të shohin në google dhe të mos merren me spekulime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)