19 Prill 2024

Vazhdojnë sulmet kundër ISIS

Bagdad, 2 tetor - Goditjet ajrore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara kanë vënë në shenjestër për të dytën ditë një qytet të rëndësishëm kufitar në Siri.

Sulmet zhvillohen ndërkohë që luftëtarët kurdë vazhdojnë fushatën për mbrojtjen e zonës nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Ushtria amerikane konfirmon se ka kryer sot tre goditje pranë qytetit Kobane, duke shkatërruar një tank të ISIS, artileri dhe një automjet të blinduar.

Luftimet e javëve të fundit në këtë zonë kanë detyruar mbi 160 mijë banorë të largohen për në zona më të sigurta.

Në Irakun fqinj, avionë britanikë ndërmorën për të dytën ditë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik. Britania thotë se avionët e saj po mbështesin fushatën e forcave irakiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)