20 Prill 2024

Serbia përgatit paradë të madhe ushtarake për Putinin, SHBA shpreh shqetësim

Beograd,  1 tetor - Pasi Vladimir Putin konfirmoi vizitën në Serbi, në përvjetorin e çlirimit të Beogradit në vitin 1944, liderët serb thonë se do ta mirëpresin atë me paradë ushtarake  “e cila nuk është parë ndër vite”.

Rusia ka konfirmuar se vizita e Putinit do të zhvillohet më 16 tetor, me ftesë të homologut të tij serb, Tomislav Nikoliç.

“Presidenti i Rusisë do të marrë pjesë në festimet për 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga pushtuesi nazist. Biseda me Nikoliç dhe kryeministrin Aleksandër Vuçiç do të kenë në fokus çështjen e bashkëpunimit dypalësh, ku primare do të jetë tregtia dhe ekonomia”, njofton zyra e Putinit.

Vuçiç dhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Çupurin janë takuar për programin e vizitës. Pas këtij takimi, Vuçiç bëri të ditur se Serbia do të përgatisë një paradë të madhe ushtarake me rastin e përvjetorit të çlirimit të Beogradit në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Presidenti Putin gjithashtu do të marrë pjesë në paradën ushtarake që nuk është përgatitur në 40 vitet e fundit, pasi besoj se data dhe rasti e meritojnë këtë gjë”, tha Vuçiç gjatë një konferencë për shtyp.

Kryeministri serb ka theksuar se gjatë vizitës së Putinit, dy palët do të diskutojnë për marrëdhëniet në të ardhmen mes dy aleatëve historikë.

Në fillim të muajit shtator, Michael Kirby, ambasador i SHBA-ve në Serbi shprehur shqetësim lidhur me vizitën e Putini duke thënë se nuk e dinte se përse presidenti rus duhet të vijë në Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)