28 Mars 2024

Gruaja e Clooney-t, avokate e Miloshevicit

Hagë, 1 tetor - Blogu me i lexuar \"Business Woman\" i ka hedhur poshtë të gjitha komentet e mira për Amal Alamudin, me një lajm për avokaten më të njohur të momentit, dhe së fundmi  bashkëshorten e aktorit George Cloney.

Lajmin për martesën e George Clooney-it e ka paraqitur nga një perspektivë krejtësisht tjetër. 

Sipas tij, avokatja e njohur, Amal Alamudin eksperte për të drejtën ndërkombëtare për refugjatë, ka bërë një zgjedhje të rëndomtë që është martuar me një artist të thjeshtë.

Avokaja 31-vjeçare e profilit të lartë, respektohet në radhë të parë për shkak të profesionalizmit por edhe për shkak të klientit të saj të njohur Julien Assange. 

Por Amal  ka qenë edhe  në grupin e avokatëve të diktatorit serb të akuzuar për krime lufte në Kosovë Slobodan Miloshevic, i cili vdiq në burgun Hagës në vitin 2006 pa u dënuar.

Amal, e cila flet anglisht, frëngjisht dhe arabisht, e ka mbaruar Universitetin e Oxfordit dhe ka marrë shumë shpërblime.

Pas Oxfordit ajo ka mbaruar edhe Fakultetin e Drejtësisë në New York, por pas këtij lajmi mund të \'turbullohet\' disi shtypi rozë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)