25 Prill 2024

Gjykata Kushtetuese në Spanjë pezullon referendumin e Katalonjës

Madrid, 30 shtator - Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka pezulluar referendumin për pavarësinë e Katalonjës, parashikuar për më datë 9 nëntor.

Gjykata Kushtetuese spanjolle pezulloi të hënën referendumin për pavarësinë e Katalonjës, dekretuar për t’u zhvilluar më 9 nëntor nga Presidenti i rajonit, Artur Mas, duke pranuar kështu padinë e depozituar nga qeveria qendrore kundër këtij votimi.

Para vendimit në fjalë, qeveria nacionaliste katalonase ishte e vendosur për organizimin me çdo kosto të këtij referendumi, destinuar, sipas tij, për të kërkuar mendimin e katalonasve për pavarësinë, duke anashkaluar gjithashtu kundërshtimin e Madridit për referendumin.

Duke pranuar padinë e qeverisë, Gjykata Kushtetuese pezulloi automatikisht referendumin pas një mbledhjeje urgjente.

Qeveria spanjolle depozitoi të hënën një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër projektit të Artur Mas në lidhje me referendumin mbi pavarësinë e Katalonjës, duke e akuzuar se po cenon sovranitetin e shtetit të Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)