20 Prill 2024

Lavrov: Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, veprim provokues

Moskë, 30 shtator - Ministri i jashtëm rus zgjerimin e NATO-s drejt vendeve të ish Jugosllavisë si BH, Maqedonia dhe Mali i Zi e konsideroi veprim provokues.

Sipas një njoftimi të Isna, Maqedonia, BH dhe Mali i Zi synojnë të ndjekin vende si Shqipëria dhe Kroacia dhe të anëtarësohen në NATO.

Sergei Lavrov përsa i përket këtij procesi ka thënë se përsa i përket zgjerimit të NATO-s unë këtë veprim e quaj të gabuar dhe ndoshta provokues.

Më afër mbylljes së procesit të anëtarësimit në NATO, është Mali i Zi. Anëtarësimi i BH në NATO është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme etnike dhe vonesës së reformave ndërsa i Maqedonisë për shkak të çështjes së emrit me Greqinë.

Vetëm aleati më i afërt i Rusisë d.m.th. Serbia deri tani nuk ka program për tu anëtarësuar në NATO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)