26 Prill 2024

Truqia bën thirrje për sulme tokësore kundër Shtetit Islamik

Ankara, 29 shtator - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën në Stamboll se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka ndërmarrë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik, të cilat nuk mund ta dëmtojnë rëndë atë, duke bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar duhet të zhvillojë operacione tokësore.

Në ceremoninë e hapjes së Forumit të Ekonomisë Botërore, të mbajtur në Stamboll, kreu i shtetit turk tha se forcat e armatosura kurde brenda Irakut dhe ushtria irakiene duhet të jenë pjesë e sulmit tokësor.

Erdogan theksoi se Turqia, Iraku dhe Siria kanë një vijë kufitare mbi 1 mijë km dhe shtoi se Turqia ka ofruar azil për mbi 1.5milion refugjatë lufte. Për të siguruar kufirin turk, presidenti Erdogan kërkoi krijimin e menjëhershëm të zonës së ndalimit të fluturimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)