25 Prill 2024

Nis samiti për ndryshimet klimatike

New York, 23 shtator - Udhëheqës të mbi 120 shteteve, përfshirë edhe Presidentin, Barack Obama, do të jenë, sot, pjesë e një samiti njëditor, ku do diskutohen mbi marrjen e masave kundër ndryshimit klimatik, veqanërisht mbi kufizimet e gazeve  ndotëse që po i shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Përveç sigurimit të angazhimeve nga shtetet e ndryshme, samiti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së, ka për qëllim edhe që të diskutojë me udhëheqës të bizneseve, se si ata të reduktojnë ata përdorimin e karbonit.

Në prag të samitit, Banka Botërore tha se qeveritë dhe rreth 1,000 kompani do të bashkojnë forcat për të nxitur politikat e vendosjes së një çmimi mbi emetimet e karbonit, për të inkurajuar një ndryshim te teknologjitë e pastra të energjisë.

Ky samit, vjen dy ditë pas protestave globale, që kërkuan masa më të guximshme për të luftuar ndryshimet klimatike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)