29 Mars 2024

ShBA fillon sulmet ajrore kundër IS në Siri

Bagdad, 23 shtator - Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate filluan sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, njoftoi Pentagoni.

Zëdhënësi, kundëradmiral John Kirby, tha se gjatë operacionit po përdoren avionët luftarakë dhe ata bombardues, si dhe raketahedhësi Tomahawk.

Sulmet ajrore priteshin si pjesë e zotimit të presidentit Barack Obama për të \"degraduar dhe shkatërruar\" Shtetin Islamik, i cili ka pushtuar territore në Siri dhe Irak.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë deri tani 190 sulme ajrore kundër objektivave të militantëve në Irak që nga gushti.

Grupi xhihadist ka marrë nën kontroll territore të gjera midis Sirisë dhe Irakut.

Të hënën, kundëradmiral Kirby, konfirmoi se \"ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe forcat e kombeve partnere\" po ndërmerrnin operacione ushtarake në Siri por nuk dha detaje.

\"Duke qenë se këto operacione janë duke u zhvilluar, ne nuk jemi në gjendje për të ofruar detaje shtesë në këtë çast,\" tha Kirby në një deklaratë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)