28 Mars 2024

Jahjaga pranon çmimin e Iniciativës Clinton

New York, 22 shtator - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar Çmimin për Promovim të Paqes nga Iniciativa Globale Clinton.

Gjatë fjalës së saj në New York, presidentja ka falënderuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë.

“Kosova - ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e së cilës e ndihmuat - do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese”, ka thënë mes tjerash Jahjaga.

"Është nder i madh të jesh këtu këtë mbrëmje dhe të nderohem me çmimin për “Lidership në Shërbim Publik (Leadership in Public Service)” nga Nisma Globale Clinton (Clinton Global Initiative), nga njerëzit të cilët përmes dedikimit të tyre të pamohueshëm ndaj shërbimit publik dhe lidershipit, si dhe përkushtimit për të sjellë paqe dhe drejtësi dhe për përmirësimin e jetërave të miliona njerëzve në mbarë botën, njëmend e kanë definurar këtë shekull."

"Zoti President, Zonja Sekretare, e konsideroj këtë çmim të veçantë  një çmim për popullin e Kosovës, jetërat e të cilëve i keni prekur dhe ndryshuar përjetësisht me vendimin tuaj për ta ndalur gjenocidin, dhe duke qëndruar pranë nesh që nga ajo kohë në ndërtimin e një vendi paqësor dhe demokratik."

"Ndërtimi i paqes nuk ka qenë i lehtë. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Kosova ishte një vend i mbuluar me rrënoja. Jetërat ishin të thyera në mijëra fragmente. Familjet ishin të ndara. Shumë prej tyre përjetësisht. Lidhjet në mes të komuniteteve ishin të grisura."

"Por nga ky hi, dhe nga këto momente të dhimbjes, një vendosmëri, një vullnet i fortë - e jo dëshpërimi- rilindi. Ne ishim të vendosur të lëvizim përpara, të ndërtojmë një Kosovë të re. Jam shumë krenare që isha pjesë e kësaj ndërmarrjeje. Kosova do të mbetet një tregim i lavdërishëm i shpresës", ka theksuar Jahjaga.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)