29 Mars 2024

Mbërrin në Shqipëri Papa Françesku

Tiranë, 21 shtator - Sot në mëngjes ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë Papa Françesku ku u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.

Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte.

100 mijë pelegrinë nga i gjithë Ballkani do të jenë sot në Tiranë, ndërsa 1200 gazetarë nga e gjithë bota do të ndjekin këtë vizitë.

Pelegrinë nga Puka, Shkodra dhe gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova e Maqedonia kanë mbushur sheshin “Nënë Tereza” për të pritur Papa Franceskun.  Ata kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, dhe disa edhe prej mbrëmjes së djeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)