19 Prill 2024

Aleanca Kuq e Zi i lutet Papës të njohë shtetin e Kosovës

Tiranë, 20 shtator - Në një deklaratë për media kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik  Spahiu i uron Papa Françeskut mirëseardhjen në tokën e bekuar të shqiptarëve.

Sipas kreut të AK-së, kjo është një vizitë historike për të gjithë besimtarët dhe shqiptarët në përgjithësi. “Ati i Shenjtë udhëton nga Vatikani për t’i treguar mbarë botës, se Shqipëria meriton që të jetë vendi i parë në Europë për t`u vizituar dhe vlerësuar , si Kombi që mbijetesën dhe zhvillimin e ndërtoi mbi harmoninë dhe tolerancen fetare”- thotë Spahiu.

Më tej ai thekson, se Aleanca Kuq e Zi apelon të gjithë shqiptarëve, që nesër më shumë se kurrë t’i demostrojnë të gjithë kombeve të tjera mikëpritjen dhe traditën shqiptare, pavarësisht bindjeve apo besimit fetar.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi mes përshëndetjes së vizitës së Papës në atdheun e shqipeve, ka shprehur edhe një lutje për Atin e Shenjtë, që shteti i Vatikanit të njohë sa më shpejt shtetin më të ri të Europës,  Kosovën.

“ Aleanca Kuq e Zi i uron Papa Franceskut një vizitë të sukseshme në misionin e tij fisnik dhe i uron mbarë besimtarëve katolik një të dielë të madhërueshme më atin e shenjtë mes tyre ,e ku në këtë të dielë do të uronim, që në rreshtat e asaj meshe historike, mos të kishin vend ata politikanë që shkaterruan kisha e xhamia, që vranë besimin dhe shpresën e shqiptareve, ata që ekzekutuan figurat më të shquara të klerit katolik shqiptar.\"

\"Mirësevjen Papa Francesku, qoftë i mbarë bekimi juaj për të gjithë shqipëtarët”- mbyll deklaratën e tij për media kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)