29 Mars 2024

Katalonia i ndez dritën jeshile referendumit për pavarësinë

Barcelonë, 20 shtator - Parlamenti katalanas votoi të premten një ligj duke i hapur rrugën një referendumi mbi pavarësinë e rajonit ndaj Spanjës.

Parlamenti katalanas votoi të premten një ligj duke i hapur rrugën një referendumi mbi pavarësinë e rajonit ndaj Spanjës dhe duke anashkaluar gjithashtu kundërshtimin e Madridit për referendumin që presidenti i Katalonjës, Artur Mas, kërkon të zhvillohet më 9 nëntor.

Ligji i miratuar nga 106 deputetë dhe i kundërshtuar 28 të tjerë, autorizon qeverinë rajonale të organizojë ”referendume popullore” me karakter jodetyrues, por që mund të kundërshtohen në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria spanjolle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)