28 Mars 2024

Skocia kundër pavarësisë nga Britania

Londër, 19 shtator - Rezultatet e para të votimeve në referendumin në Skoci, tregojnë se shumica kanë votuar kundër pavarësisë nga Britania e Madhe.

Pas numërimit të pjesës më të madhe të fletvotimeve, 55% janë deklaruar kundë pavarësisë së Skocisë, ndërsa 45% për pavarësi.

Pjesëmarrja në votime ishte tejet e lartë, pasi kanë votuar 85% e njerëzve që ishin në listat e votimit.

Disfatën e ka pranuar edhe ministri i parë i Skocisë, Alex Salmon, i cili ishte udhëheqës i fushatës për pavarësi të Skocisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)