18 Prill 2024

Shqiptari Adnan Dibrani zgjidhet deputet në Suedi

Stokholm, 18 shtator - Në Suedi u zgjodhën 249 delegatë të parlamentit të Suedisë si dhe delegatët e 20 parlamentëve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.

Në regjionin e Halandit, në listën e Partisë Socialdemokrate ishte edhe emri i Adnan Dibranit, i cili mori më shume vota nga të gjithë kandidatët e tjerë në regjionin e tij.

Akoma janë edhe 20 kuti votimi pa u numëruar, por se me votat qe ka marre Adnani është thuajse i sigurt se do të jetë deputet i Suedisë.

Për këtë fitore të tij, kanë ndikuar jo pak votat e shqiptarëve që jetojnë në rajonet e Varbergut, Falkemberg, Halmstad, Laholm etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)