25 Prill 2024

Skocia sot mban referendumin për pavarësinë

Londër, 18 shtator - Skocia voton sot në një referendum për pavarësinë përmes të cilit do të vendoset nëse vendi i tyre duhet të bëhet një shtet i pavarur ose duhet të mbetet e bashkuar me Britaninë e Madhe.

Sipas analistëve një votim \"Po\" mund të rezultojë në \"një sërë ndikimesh shqetësuese.\"

Referendumi i sotëm është një ngjarje historike që do të përcaktojë statusin e Skocisë; nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Britanisë së Bashkuara, e njëkohësisht e BE-së dhe NATO-s, apo të bëhet një shteti i pavarur.

Sondazhet e opinionit tregojnë se skocezët janë thellësisht të ndarë në pro dhe kundër pavarësisë, me përqindje pothuajse të barabarta.

Sondazhet u japin përparësi mbështetësve të bashkimit me rreth 52 përqind kundrejt atyre që duan ndarjen me 48 përqind.

Votuesit e pavendosur nuk janë përfshirë në sondazh, por ata do të jenë vendimtarë në rezultatin e referendumit.

Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi “që vjen një herë në jetë” për Skocinë.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “do t’i thyhet zemra” nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)