25 Prill 2024

Lista Srpska nuk e mbështet koalicionin LAN-VV

Beograd, 17 shtator - Deputetët e Listës Srpska kanë vizituar të mërkurën Beogradin të ftuar nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe shefi i Zyrës Qeveritare për Kosovë, Marko Gjuric.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i parimeve të përbashkëta mbi të cilat serbët e Kosovës mund të bashkohen politikisht dhe të funksionojnë si të unifikuar në të ardhmen.

Marko Djuric, ishte i vetmi që u prononcua zyrtarisht në emër të Qeverisë së Serbisë e poashtu edhe në emër të Listës Srpska.
Përderisa deputetët e kësaj partie nga veriu e jugu i Kosovës qëndronin të rreshtuar prapa, në një vijë me flamujt serbë të protokollit.

\"Parimi i parë është mirëqenia e serbëve dhe interesave të tyre në Kosovë. I dyti është zhvillimi ekonomik që është i rëndësishëm si për shqiptarët ashtu edhe për serbët e Kosovës. Ndërsa parimi I tretë është që tash e tutje, dhe edhe në të ardhmen, Srpska nuk do të mbështesë grupe ekstremiste apo parti që punojne haptazi kundër interesave të serbëve siç është Lëvizja Vetëvendosje\", tha Gjuric.
  
Lista Srpska këto kushte të bëra të ditura tashmë edhe publikisht, do t`ua dërgoj edhe pjesëtarëve të koalicionit të LAN-it e VV-së e po ashtu edhe PDK-së në Kosovë.

Megjithëkëtë ata nuk e ka e bërë të ditur pozicionin e tyre lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, por e kanë bërë të qartë se përderisa Lëvizja Vetëvendosje është pjesë e koalicionit LAN-VV ata nuk do ta mbështesin atë.

Një tjetër gjë mbetet e qartë se pozicioni i Listës Srpska duket të jetë shumë më larg se ai i muajve të kaluar, kur e votuan Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)