20 Prill 2024

Amerika "i ka vënë vizën" Nikoliçit

Beograd, 16 shtator - Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nuk do të takohet me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, pasi ky i fundit në një takim me Joe Biden është tallur në bisedë me të.

Nikoliç, gjatë një takimi që ka patur me Biden në Romë, ka nisur të lëshojë ndaj tij kritika dhe ka kundërshtuar politikën që po e ndjek SHBA-ja.

“Në atë takim në Romë, që ka zgjatur rreth një orë, Nikoliqi ishte tepër I pasjellshëm. Kur arriti në takim, Biden e pyeti: ‘Çka dëshironi?’, kurse ai iu përgjigj: ‘Ju çka dëshironi? Ju më keni ftuar!’. Sikur ka harruar se po bisedonte me zëvendëspresidentin e SHBA-ve”, ka shkruar gazeta serbe \"Kurir\".

Nikoliç, veç sjelljes së padenjë ka vazhduar edhe më tej \"talljet\" e tij, duke thënë se Amerika po e mbështet Prishtinën dhe jo Beogradin në Marrëveshjen e Brukselit.

Kjo është edhe arsyeja se përse Barack Obama njëherë për njëherë nuk do ta takojë Nikoliçin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)