19 Prill 2024

Sot mbahet konferenca ndërkombëtare kundër ISIS-it

Paris, 15 shtator - Prezidenca franceze bëri të ditur konferenca ndërkombëtare e paqes dhe sigurisë në Irak do të zhvillohet sot në Paris, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm nga mbi 20 vende të ndryshme.

Sipas deklaratës nga Parisi, në këtë konferencë do të janë të pranishëm sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil el-Araby, si edhe funksionarë të OKB-së dhe BE-së.

Mediet franceze njoftojnë se synimi i kësaj konference në Paris është që të hartohet një strategji e përgjithshme për goditjen kundër organizatës ekstremiste ISIS.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon pritet të takoj dhjetëra homologë të tij në Paris, për të diskutuar mënyrat se si të mposhten militantët e Shtetit Islamik.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka hënë se vrasja e punëtorit britanik të ndihmës tregon se bota duhet të veprojë kundër grupit të shpallur terrorist.

Rreth 40 vende, përfshirë dhjetë shtete arabe, kanë sinjalizuar se do t’i bashkohen koalicionit për të luftuar Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Kerry ka thënë se është “jashtëzakonisht i inkurajuar” nga premtimet e ndihmës ushtarake për të trajtuar grupin militant.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)