25 Prill 2024

Cameron zotohet se do të mposhtë Shtetin Islamik

Londër, 15 shtator - Kryeministri britanik David Cameron u zotua se do të mposhtë kërcënimin që paraqesin militantët e grupit "Shteti Islamik" që i prenë kokën një punonjësi britanik të ndihmave, personi i tretë nga Perëndimi që vritet në këtë formë.

Cameron foli të dielën në Londër, një ditë pasi grupi publikoi videon që tregon vrasjen e David Haines.

Ai tha se 44-vjeçari babai i dy fëmijëve u vra në mënyrën mizore, të imagjinueshme nga \"Shteti Islamik\", një grup që zoti Cameron e përshkroi si \"mishërim të së keqes.\" Kryeministri britanik u zotua se ata që vranë zoti Haines do të kapen dhe do të nxirren para drejtësisë.

Cameron tha se "Shteti Islamik" është një organizatë fanatike që po planifikon sulme në mbarë Evropën. Ai tha se ata pretendojnë se veprojnë në emër të Islamit, por ai theksoi se militantët  “nuk janë myslimanë, por përbindësha”.

Grupi "Shteti Islamik" publikoi të shtunën një video me vrasjen e britanikut David Haines, identike me ato që tregojnë vrasjet me prerje koke të gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff.

Haines paraqitet në video i gjunjëzuar në shkretëtirë, ndërsa një militant me një kapuç të zi që i mbulon fytyrën, thotë me një anglishte me theks britanik, se vrasja e Hainit është një veprim hakmarrjeje ndaj Cameron, që ju bashkua forcave, krahas Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër peng britanik shfqaqet krahas vrasësit, që se ai do të jetë viktima e radhës.

Presidenti amerikan Barack Obama e cilësoi vrasjen e David Haines "barbare" dhe ai shtoi se Shtetet e Bashkuara "do t'i qëndrojnë në krah" Britanisë në këto momente "hidhërimi dhe vendosmërie". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)