19 Prill 2024

Hungaria me helikopterë kundër emigrantëve kosovarë

Budapest, 2 shtator - Hapja e bazës së helikopterëve Bashkbod në jug të Hungarisë është me rëndësi për përcjelljen dhe parandalimin e migrimeve ilegale përgjatë kufijve të saj.

Siç deklaroi shefi i policisë hungareze, Karol Pap, mbikëqyrja me helikopterë i kufijve do të ndihmojë shumë në parandalimin e futjes së klandestinëve në këtë vend dhe shkuarjes së tyre drejt Perëndimit.

Gjatë tre vjetëve të fundit shumica e klandestinëve janë futur në Hungari nga kufiri serb, në ç’drejtim “kontribut” të madh kanë dhënë emigrantët nga Kosova.

Policia hungareze ka në dispozicion tetë helikopterë për përcjelljen e 1,100 metrave kufiri me Serbinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Ukrainën

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)