25 Prill 2024

AI: Serbia dhe Kosova të hetojnë rastet e të zhdukurve

Prishtinë, 30 gusht - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, organizata Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të kryejnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive kundër të dyshuarve për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë, të kryera para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë më 1999.

Amnesty International thekson se dhe 15 vjet pas luftës, rreth 1,700 persona figurojnë të zhdukur.

Organizata kujton se edhe në Bosnjë 7,800 njerëz vazhdojnë të llogariten të zhdukur, si dhe në Kroaci 2,200.

Familjet e të pagjeturve u bëjnë vazhdimisht thirrje autoriteteve që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)