20 Prill 2024

Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën

Nju Jork, 29 gusht -  Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do ta shqyrtojë raportin më të ri të shefit të organizatës botërore, Ban ki Moon, kushtuar situatës në Kosovë në tremujorin e fundit

Siç është paralajmëruar, delegacionin e Kosovës do ta kryesojë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ndërkaq, mediet serbe kanë njoftuar se delegacionin e Serbisë do ta kryesojë Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i këtij vendi.

Palët pritet ta përshëndesin vendimin e Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë.

Në raportin e tij për periudhën nga 16 prilli deri më 15 korrik, Ban ki Moon ka theksuar se është përkushtim i fuqishëm i Prishtinës dhe Beogradit të realizojnë përparim në integrimet evropiane, me angazhimin aktiv të Bashkimit Evropian, është treguar si shtytësi kryesor i fuqisë për realizimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ban ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së re të Serbisë në krye me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe ka thënë se ajo ka treguar përkushtim për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, me ndërmjetësimin e BE-së, si dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u ka bërë thirrje të dyja palëve që sa më parë t’i vazhdojnë takimet, pas pauzës për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe procesit të formimit të Qeverisë së re në Prishtinë.

Ban në raportin më të ri ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe organet e BE-së të sigurojnë që Gjykata Speciale të formohet më së largu në fillim të vitit të ardhshëm.

Bashkë me raportin e shefit të OKB-së është publikuar edhe raporti i shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, në lidhje me aktivitetin e misionit EULEX në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)