24 Prill 2024

Steinmeier: Gjermania vazhdon të angazhohet në Ballkan

Berlin, 28 gusht - Ministri i Jashtëm Federal Steinmeier deklaroi në prag të takimit të Ministrave të Jashtëm në kuadër të Konferencës për Ballkanin Perëndimor nën drejtimin e Qeverisë Federale, e cila do të zhvillohet më 28 gusht 2014.

“Gëzohem për ardhjen në Berlin të homologëve të mi nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si edhe të partnerëve të tjerë aktivë.

Kjo konferencë nënvizon faktin se Gjermania po vazhdon të angazhohet me një përkushtim të madh për të gjithë rajonin. Ajo konfirmon pohimin tonë për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë takimin tonë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit në rrugën për në Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht ne do të diskutojmë çështje, të cilat janë vendimtare për shpejtësinë dhe suksesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Këtu do të jetë fjala ndër të tjera edhe për faktin se si vendet, edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojnë me reformat e nevojshme.

“Pikërisht duke marrë shkas edhe nga krizat aktuale ndërkombëtare në vendet tona fqinje, dëshiroj të konsultoj me kolegët e mi se si mund të pasqyrojmë progresivisht vlerat dhe interesat e përbashkëta evropiane në një politikë të jashtme evropiane të njësuar.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)