29 Mars 2024

Erdogan sot merr postin e presidentit

Ankara, 28 gusht - Turqia është përqendruar në ceremoninë e betimit të Rexhep Tajip Erdoganit, i cili për herë të parë është zgjedhur nga populli si President i vendit, dhe të marrjes në dorëzim të detyrës nga Presidenti i 11-të i Turqisë, Abdullah Gyl.

Ceremonia e betimit të presidentit do të jetë në orën 14.00 në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) dhe më pas do të bëhet ceremonia e dorëzim-marrjes në presidencë. Vetëm këtë herë ndryshojnë mjaft nga ato të deritanishme, për faktin se këtë herë presidenti është i zgjedhur drejtpërdrejt me votën e popullit dhe jo nga parlamenti, ai ka ndodhur me 11-presidentët e deritanishëm të Turqisë.

Presidenti i zgjedhur Rexhep Tajip Erdoan në parlament do të pritet me ceremoni ushtarake.

Kryeparlamentari Xhemil Çiçek në fillimi do të hapë seancën plenare, pastaj do të ftojë në sallë Erdoanin.

Në sallën e parlamentit Presidenti Erdoan do të hyjë i shoqëruar nga zv.kryetarja e Kuvendit Ajshenur Bahçekapëllë (Ayşenur Bahçekaplı).

Pas ceremonisë së dorëzimit të mandatit Erdoani do të bëjë betimin në foltoren e parlamentit.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të rreth 80 shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ku 19 janë në nivelin e presidentit dhe kryetarit të shtetit, 4 në nivelin e kryeparlamentarët dhe 14 në nivelin e kryeministrit.

Pas himnit kombëtar që do të ekzekutohet dhe këndohet pasi Presidenti Erdoan të ketë bërë betimin dhe pastaj në shoqërimin e Bahçekapëllësë do të largohet nga salla e parlamentit.

Nga Kuvendi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të përcillet nga toga ushtarake e nderit dhe pastaj me makinën zyrtare me flamurin e presidencës fillimisht do të vizitojë Mauzoleun (varrin monumental të Ataturkut), pastaj do të kalojë në pallatin presidencial “Çankaya” për te marrë detyrën në dorëzim.

Për ceremoninë e dorëzim-marrjes në Presidence do të zbatohet protokolli i tipit A, që është edhe protokolli shtetëror i nivelit më të lartë.

Çifti Erdoan në hyrje të presidencës do të pritet nga njësitë kalorësiake dhe do të përshëndesë flamurin dhe togat e nderit.

Pastaj do të kalojë në portën e protokollit të presidencës, ku do të pritet nga çifti Gyl.

Presidentët para dhe pasardhës, Abdullah Gyl dhe Rexhep Tajip Erdoan në fillim do të realizojnë një takim kokë më kokë në zyrën e punës në presidencë dhe pastaj do të kalojnë pranë të ftuarve në sallën e pritjes.

Pas këndimit të himnit kombëtar do të lexohet biografia e presidentëve para dhe pasardhës, të cilët më pas do të mbajnë edhe nga një fjalim të shkurtër.

Pas këtyre fjalimeve çifti të zotët e rinj të presidencës çifti Erdoan do të përcjellin me ceremoni ushtarake çiftin Gyl.

Pas largimit të çiftit Gyl çifti Erdoan do të kalojë në sallën e pritjes dhe do të pranojnë urimet e të ftuarve që kanë ardhur në Pallatin Presidencial “Çankaya” për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-marrjes. (trt)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)