20 Prill 2024

Fillon pastrimi pas tërmetit në Kaliforni

Kaliforni, 26 gusht - Në Kaliforni, autoritetet po bashkërendojnë përpjekjet e gjera të pastrimit pas tërmetit të fortë, që goditi pjesën veriore të këtij shteti.

Tërmeti me magnitudë 6.0, më i fuqishmi në 25 vjet, tronditi rajonin të dielën në mëngjes, duke plagosur më shumë se 100 njerëz. Ai dëmtoi rëndë ndërtesa dhe shkaktoi zjarre, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike. Disa nga ndërtesat e dëmtuara kishin vlerë historike.

Nëpër rrugë shikon tulla, mbeturina dhe makina të shkatërruara ndërkohë që janë ndërprerë linjat e furnizimit me ujë dhe gaz.

Tërmeti e kishte epiqendrën midis San Franciscos dhe Sacramentos. Pjesa kryesore e dëmeve ishte në qytetin Napa dhe rrethinat e tij, një rajon piktoresk i Kalifornisë veriore, i njohur për prodhimin e verës.

Ekspertët kanë paralajmëruar për dhjetëra pasgoditje në ditët e ardhshme.

Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të Kalifornisë veriore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)