23 Prill 2024

OKB: Mbi 191 mijë të vrarë në Siri

New York, 22 gusht - Zyra për të drejtat e njeriut në OKB  thotë se mbi 191 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës civile në Siri.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillay, ka thënë sot në Gjenevë se këta persona e kanë humbur jetën gjatë konfliktit prej marsit 2011 deri në prill 2014.

Pillay e ka akuzuar mos veprimin e komunitetit botëror në Siri duke thënë se “vrasësit, shkatërruesit dhe torturuesit në Siri janë fuqizuar...nga paraliza ndërkombëtare”.

Raporti i OKB është publikuar vetëm një ditë pasi Obeservatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se mbi 180 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Konflikti në Siri ka filluar me protesta paqësore anti-qeveritare që regjimi i Bashar al Assadit i ka shtypur me forcë.

Gati gjysma e popullatës së vendit është zhvendosur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)