19 Prill 2024

Mbytet 27 vjeçari që inicoi fushatën e kovës me akull në kokë

New York, 21 gusht - Mbytet 27 vjeçari që inicoi fushatën e kovës me akull në kokëFilantropisti 27 vjeçar, Corey Griffin, një nga inicuesit e idesë së kovës me ujë me akull në kokë ka humbur jetën, në një aksident në ujë në brigjet e Nantucket, Massachusetts.

Ai theu shtyllën kurrizore pas një kërcimi në ujë dhe përpjekjet për ta shpëtuar dështuan. Babai i tij, Robert e ka përshkruar të birin si “njeriun më të lumtur në botë”. “Më thirri natën e kaluar dhe më tha se ishte në parajsë”, tha ai.

Griffin raportohet se fitoi 100,000 dollarë disa orë para vdekjes, me sfidën e kovës me akull në kokë.

Oprah, Justin Bieber, Britney Spears, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Lady Gaga, Charlie Sheen, George Bush dhe Foo Fighters janë vetëm disa nga të famshmit që i kanë përgjigjur sfidës.

Deri tani janë mbledhur 22.9 milionë dollarë për sëmundjes ASL. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)