26 Prill 2024

Kryeministri izraelit urdhëron sulme në Gaza

Tel Aviv, 19 gusht -  Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë që t’i nis sulmet në Rripin e Gazës. Urdhri vjen pak kohë pas lëshimit të disa raketave nga ana e militantëve palestinezë në territorin izraelit.

Një zyrtar izraelit ka thënë se “në përgjigje të shkeljes së armëpushimit nga lëvizja Hamas”, shteti izraelit do t’i sulmojë “lokacionet terroriste”.

Një armëpushim pesëditorë u zgjat edhe për 24 orë të tjera ditën e hënë, ndërkohë që ekipet nga të dyja palët po bëjnë përpjekje për të arritur një marrëveshje, e cila do t’u jepte fund disa javë luftimesh.

Që prej nisjes së luftimeve më 8 korrik, kanë vdekur më shumë se 2.800 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)