28 Mars 2024

SHBA kërkon samit në OKB për kërcënimin nga luftëtarët e huaj

Washington, 19 gusht - Presidenti amerikan, Barack Obama, do e udhëheqë një takim të veçant të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, muajin e ardhshëm, i cili do të mbahet me temën se si të tejkalohet rreziku që paraqesin luftetarët e huaj terrorist.

Administrata e Obamës, ka thënë mbrëmë se presidenti amerikan, është duke ftuar liderët e 14 shteteve anëtare të Këshillit për një seancë e cila pritet të mbahet më 22 shtator.

Shteteve të Bashkuara gjatë shtatorit iu takon presidenca rotative e Këshillit të Sigurimit.

Gjatë asaj kohe, SHBA-të shpresojnë që të aprovojnë një rezolutë që flet për fenomenin e luftetarëve të huaj.

Më 15 gusht, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka votuar që të fus në listën e zezë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe është kërcënuar me sanksione kundër atyre që financojnë, rekrutojnë apo ofrojnë furnizime për kryengritësit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)