19 Prill 2024

Shkup, vazhdojnë protestat për rastin “Monstra”

Shkup, 1 gusht - Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” thotë se të premten nga 13:45 do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari  deklaroi se, qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.

“Rasti i gjykimit të 6 qytetarëve  nga 3 vite burg dëshmon edhe një herë që kjo qeveri dëshiron ta ngulfat zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.Prandaj, ne Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra” , publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin që me kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeverimaqedonase,kryekëput antishqiptare si  dhe të dalin në ballë të protestavee të jenë me popullin e vet , popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij”, deklaroi Ajdari.

“Poashtu ftojmë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare BDI,PDSH, RDK, si dhe kryetarët e komunave shqiptare, hoxhallarët,  intelektualët, dhe të gjithë shqiptarët paqedashës , që ditën e premte të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare, sepse më nuk janë vetëm familjarët tanë ata për të cilët duhet ngritur zëri, por ky numër fatkeqësisht çdo ditë po shtohet”, shtoi ai. (INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)