20 Prill 2024

Kriza e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara

Washington, 1 gusht - Imigrantë nga Amerika Qëndrore vazhdojnë të mbërrijnë në kufi në jug të Teksasit, duke u dyndur në zyrat e Imigracionit dhe Doganave. Guvernatori i Teksasit Rick Perry ka urdhëruar deri në një mijë trupa të Gardës Kombëtare në kufi për të ndihmuar në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.

\"Kartelet e drogës, trafikantët, individët kriminalë po shfrytëzojnë këtë tragjedi për interesat e tyre.\"

Megjithëse zoti Perry thotë se prania e trupave do të frenojë shumë shkelës të ligjit, zyrtarët në zonat kufitare janë skeptikë, pasi Gardës Kombëtare i mungon autoriteti për të arrestuar njerëz.

Por Tony Payan, drejtor në Qendrën Mexico në Institutin Baker të Universitetit Rice, thotë se plani i zotit Perry mund të dekurajojë njerëzit për të kaluar kufirin.

\"Ndikimi që 1,000 anëtarët e Gardës Kombëtare mund të kenë është se nëse i dislokon ata në një zonë me shumë trafik, ata mund të jenë në gjendje të frenojnë valën. Pra, ata nuk janë aty kot.\"

Por zoti Payan thotë se reforma e sistemit të imigracionit në Shtetet e Bashkuara është e nevojshme për të zgjidhur krizën.

\"Në fund të fundit, kjo nuk është një gjë e re, ka qënë gjithmonë aty dhe është një pjesë e vogël e një problemi të madh që vetëm kongresi dhe presidenti mund ta zgjidhë.\"

Por kjo zgjidhje është lënë pezull tani për tani, ndërsa administrata Obama kërkon 3.7 miliardë dollarë nga Kongresi për të zgjidhur fluksin e imigrantëve nga Amerika Qendrore, që Sekretari i Sigurisë Kombëtare  Jeh Johnson thotë se janë tepër të nevojshme.

\"Me këtë ritëm vetë Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të mbetet pa fonde deri në mes të gushtit; Doganat dhe Patrulla Kufitare do të mbeten pa fonde deri në mes të shtatorit.\"

Por shumë ligjvënës republikanë, si senatori nga Alabama Richard Shelby, kanë rezerva.

\"A do t’i plotësojë kjo kërkesë të gjitha apo do të jetë fillim i shumë kërkesave të reja nga administrata për financime emergjente? \"

Tony Payan thotë se vetëm përpjekjet e forcave të rendit nuk do të mjaftonin.

\"Ky është një problem mbarë kombëtar që kërkon që Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe tre vende të tjera të Amerikës Qëndrore të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për zhvillim dhe zgjidhje afatgjatë të këtij problemi.\"

Javën e kaluar, Presidenti Obama u takua me presidentët e Hondurasit, El Salvadorit dhe Guatemalës.  Ata premtuan bashkëpunim dhe ranë dakord për të bërë më shumë në zgjidhjen e shkaqeve themelore që i bëjnë njerëzit të imigrojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)